Manastiri i Shën-Mërisë së Kremesovës është ndërtuar në vitin 1762 mbi një kodër në fshatin Piqeras. Kisha brenda Manastirit përbën anën kompozicionale më të rëndësishme të këtij objekti i cili është shpallur “Monument Kulture” që në 1970.
Përbëhet nga naosi dhe narteksi në anën perëndimore. Dy anë kollonash e ndajnë naosin në tre nefe gjatësore dhe nefi qendror është i mbuluar me qemer cilindrik të ndërprerë nga kupola mbi një tambur. Hyrja për në katin e dytë të narteksit bëhet me shkallë të jashtme të cilat shërbejnë edhe për hyrjen në konakët e manastirit.
Muratura është me gurë, llaç e gëlqere. Suvatimi është bërë në një kohë të dytë dhe ka mbuluar kornizat me tulla si dhe format e jashtme të apsidave.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
2VCW+94M, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar