Manastiri i Shën Mërisë ndodhet 1 km larg gjirit të Kakomesë në Lukovë.
Kisha e tij hyn në grupin e kishave me tre absida dhe ngjason me ato të tipit kryq i brendashkruar me kupolë mbi mbështetje të lira të periudhës përpara pushtimit osman. Përbëhet nga naosi dhe ambienti i altarit, të ndara ndërmjet tyre nga një ikonostas druri. Pjesët këndore të tij janë të mbuluara me qemerë cilindrike, të cilat hapen ndaj nefit qendror. Naosi ndriçohet nga 4 dritare në absidat anësore, ndërsa ambienti i altarit nga 3 dritare të vogla. Kisha është ndërtuar nga duar mjeshtërish, të cilët kanë punuar edhe në Manastirin e Shën Mërisë, në Krorëz.
Kisha u pikturua në 1672 nga piktori Mihal Jerma. Mbishkrimi i piktorit konsiderohet si një nga mbishkrimet shqip me shkronja greke më të hershme të regjistruara.
Kisha u dogj nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore. Midis relikeve të tjera të rralla, u rrëmbye edhe "Ungjilli", i shkruar mbi 500 cope lëkure viçi i cili, ekziston dhe vizitohet në Muzeumin e Luvrit, Paris.
Kambana e manastirit ishte dhuruar ne 1695 nga Mbreti i Napolit dhe i dy Sicilive dhe mbante mbishkrimin "Kushtuar Kapedaneve Lukovjotë" pasi në atë kohë ky manastir i përkiste Lukovës.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar