Objekte kulti

Fshati Kuç

Vlerësime 0

Kuçi , fshati i traditës labe. Nga të  vjetrit e fshatit thuhet se emri I fshatit do të thoshte enë me dy vesh pasi fshati Kuç ndodhet mes malesh dhe i ngjante një ene  gatimi me dy vesh.

Me shtrirje në shpatet e malit të Shkabës dhe afër burimit të Lumit të Vlorës, rreth 60 kilometra nga Vlora, po aq nga Saranda dhe vetëm 15 km nga bregu i Detit Jon.

Kuçi, ky fshat i madh malor, me sipërfaqe prej 180 km katrorë, 600 metra mbi nivelin e detit, ka natyrë të paprekur e shumë të bukur. Është i pasur me bimësi mjekësore, ku dallohet sherebeli i egër.

Ka rreth 160 burime ujore, është fshati më i pasur me ujëra në Shqipëri, në mesin e të cilave dallohen Buronjat e Kuçit me rrapet shekullore, si pikë e njohur turistike.

Në Kuç, bujaria, krenaria dhe mikpritja janë të ngritura në kult. Kur mysafirët shtrohen në tryezë, aty nuk mungon rakia, dollia dhe kënga  polifonike labe fillon qetë – qetë e ngrihet madhështore dhe epike, sikundër janë malet rreth e përreth.

Kuçjotët njihen për trima dhe përparimtar .

Çeta e Kuçit priti e shoqëroi Ismail Qemalin gjatë shpalljes së pavarësisë në Vlorë

Nga 28 nëntori deri më 4 dhjetor, të gjithë delegatët qëndruan në Kuç, derisa u njoftuan se forcat e Zogut ishin duke marshuar për ti sulmuar. Pas këtij lajmi, kuçiotët dhe të tjerë marshuan nga Vlora drejt Durrësit, për të luftuar me zogistët.

Ne kuç është mbajtur kuvendi i labërisë edhe pse kuvendi i tyre është harruar apo është lënë qëllimisht jashtë historisë, lebërit ndihen shumë krenarë për të

Kuvendi ka qënë shumë i rëndësishëm për kohën kur u mbajt, pasi në të janë diskutuar dhe vendosur një sërë rregullash, të cilat parandaluan gjakmarrjen në këtë zonë: ndaluan martesën e fëmijëve që në djep, si dhe lehtësuan ndjeshëm pozitën e gruas.

Ne  kuvend marrë pjes delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, përfshi këtu edhe Kosovën dhe Çamërinë.

“Askush nuk ka ndrojtje të thotë me zë të lartë “Unë jam lab” dhe jam pasardhës i Sali Hallkokondit, Halim Xhelos apo Zenel Gjolekës. Për ta historia është e shenjtë dhe në zemrat dhe mendjet e Kuçjotëve  Kongresi i Labërisë është gjithnjë aty: askush nuk e prek atë, askush nuk e mohon atë. Ai mbrohet me fanatizëm nga lebërit. Nga Unioni Botëror i Paqes  në Bolonjë , në vitin 1999, fshati Kuç është shpallur "  fshat martir" për shkak të shumë dëshmorëve , heronjve e personalitete të historisë por Kuçjotët krenohen veçmas me  heroin e tyre Zenel Gjoleka.

Adresa

Kuç, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose