Kisha e Shën Mërisë ndodhet në fshatin Goranx, fare pranë Bregut të Melanit, Gjirokaster. Kisha është një ndër objektet e kultit më të vjetra në Shqipëri. Ajo u ndërtua në shekullin e 18-të, dhe ka pasur disa restaurime dhe ndryshime në strukturën e saj gjatë viteve. Kisha është shpallur monument kulture pas viteve 2000. Struktura e saj është në formë drejtkëndëshi e përbërë nga mure të trasha dhe nga kupola.
Ajo është e famshme për pikturat e Onufrit, piktorit më të rëndësishëm të shekullit te 16-të i monumentëve murale ,ortodokse në Shqipëri. Në kishë gjenden ikona të vjetra dhe objekte kulturore që tregojnë trashëgiminë kulturore të kësaj zone si dhe pozicioni i saj ofron një pamje fantastike të fshatit të Goranxit.
Në muret e jashtme të kishës dhe në brendësi të saj mund të shihen elementë arkitektonikë të ripërdorur të cilët i risin vleren këtij monumenti.