Objekte Kulti

Kisha e Gjithë Shenjtorëve, Himarë

Vlerësime 0

Kisha e Gjithë Shenjtorëve është e vendosur në pjesën e vjetër të qytetit të Himarës, pranë rrugës kryesore midis Himarës dhe Dhërmiut.

Kisha është ndërtuar 300 vjet më parë dhe i përket trashëgimisë së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha e Gjithë Shenjtorëve i përket shek XVIII dhe është një nga kishat kryesore të fshatit të Himarës. Ajo është një bazilikë trenefëshe e mbuluar me tavan të rrafshët. Dy harkada gjatësore mbi kollona guri ndajnë nefet nga njëri-tjetri. Në qoshen jugperëndimore të oborrit të kishës ngrihet kulla e lartë e këmbanares. Ikonostasi i saj i vjetër ka qenë unik i prodhuar enkas për atë kishë.

Kisha ka një këmbanore të madhe e cila ka shërbyer shpesh edhe si një pikë referimi për udhëtarët. Kisha mban në vetvete vlera arkitekturore dhe historike të rishikuara me mjaft kujdes gjatë restaurimit të plotë në vitet 90'. 

Ajo u rihap për besimtarët pas restaurimit  të pjesëve të brendshme të këmbanores së saj madhështore, ikonostasit, tavanit me gdhendje si dhe pikturave murale.

Në portën veriore është gdhendur “Agioi Pandon-Himarro” dhe data e rindërtimit.

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose