Kisha e Shën Stefanit ndodhet në afërsi të plazhit të Dhërmiut.
Është një kishë e rindërtuar në shek XVIII-XIX mbi rrënojat e një kishe të madhe, e cila i takonte shek. XI-XII, gjurmë të së cilës i ruan ende.
Në këtë kishë ruhen vlera të spikatura të artit kishtar të vendit tonë.
Krahas pikturave të reja murale të punuara në shek. XVIII, ajo ka edhe piktuara të punuara në kishën e vjetër në shek XI-XII.
Në një mbishkrim, që gjendet në ikonostasin e saj shkruhet: “U pikturua me dorën e Mihalit dhe të Konstandinit nga Esparkia e shenjtit të Vellasë”.
Adresa
4JVP+QF6, Dhërmi, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar