Objekte Kulti

Kisha e Shën Sergit dhe Shën Bakut, Himarë

Vlerësime 0

Kisha e Shën Sergit dhe Shën Bakut është një kishë historike në qytetin e vjetër të Himarës. Ajo është ndërtuar brenda mureve të Kalasë së Himarës.

Kisha gjendet në pjesën e sipërme pranë mureve rrethuese të kalasë dhe ka pamje nga deti. Ajo shërbeu si selia e Kryepeshkopatës së Himarës në vitin 1020. Disa gjurmë në një pllakë guri të rrethuar datojnë në vitin 786, prandaj mendohet nga arkeologët se kisha është ndërtuar kryesisht në dy faza. Gjithsesi gjurmët në muret e saj tregojnë se janë bërë rindërtime të shumta. Kjo kryesisht prej sulmeve të shumta mbi kala dhe gjendjes së përkeqësuar të shumë ndërtesave ngjitur. Kisha sot është në gjendje relativisht të mirë dhe vizitohet nga turistë të shumtë për vlerat që ajo pasqyron në pikturat murale mjaft të bukura post-bizantine.

Mendohet se në atë kohë kishat ndërtoheshin me fondet e familjeve të zonës, po kështu u ndërtua edhe Kisha e Shën Sergit dhe Shën Bakut. Pas një konflikti midis disa familjeve, të këshilluar nga një profet, të gjithë u bënë bashkë të ndërtonin dhe të luteshin tek kjo kishë.

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose