Objekte Kulti

Kisha e Shën Mërisë në Malçan, Finiq

Vlerësime 0

Kisha e Shën Mërisë ndodhet në Malçan, të Finiqit. Mendohet se kisha duke e parë nga karakteristikat morfologjike, arkitektonike por edhe nga elementët dekorative, i përket periudhës pasbizantine. Është një tempull me karakteristika të veçanta strukturale, e ndërtuar në fund të shek.XVI dhe në fillim shek.XVII.

Kisha përbëhet nga naosi kryesor dhe narteksi. Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë, me përmasa të brendshme 6.60 x 5.90 m dhe brenda ka katër kollona. Hapjet asimetrike të kryqit janë të mbuluara me qemere cilindrike. Altari ndriçohet nga tre dritare të vogla dhe është me afreske. Në anën perëndimore naosi lidhet me narteksin, i cili është i thjeshtë, i mbuluar me çati druri, pa tavan. Teknika e ndryshme e ndërtimit dhe fugatura ndarëse në muraturë, dëshmojnë se narteksi është ndërtuar më vonë.

Kisha është e ndërtuar me gurë dhe e veshur me një shtresë të hollë suvaje, duke lënë të zbuluara qoshet e ndërtesës, të punuara me gurë të mëdhenj e të latuar. Në krye muri përfundon me një kornizë tullash në formë dhëmbësh sharre. Ndryshe nga muratura e zhveshur, tamburi është tepër i dekoruar. Duke patur dymbëdhjetë dritare me harqe tullash, mbi të cilat ka një tjetër nivel dekoracioni me copa tjegullash.

Struktura e brendshme pasqyrohet edhe në pamjet e jashtme. Është krijuar kështu një kompozim dinamik dhe i shkallëzuar, i cili bën që të mos ndihet shtrirja tepër e gjerë e çatisë, që përmbledh në një të vetme volume e naosit dhe të narteksit.

Book your vacations

Adresa

Finiq, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose