Kisha e Shën Mëhillit është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopojë, të Korçës. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në mars të vitit 1948 dhe në shtator të vitit 1971. Ndërtimi i saj mbaroi rreth vitit 1722. Ajo është kishë e tipit bazilikal trenefesh, me dimensione 33 x 15 x 9 m dhe e mbështetur në dy kolona.
Kolonat janë të lidhura midis tyre me harqe në të dy drejtimet, të cilat e ndajnë hapësirën me naosin, në dy nefe anësore. Në të gjitha nefet krijohen bërthamat, mbulesat e të cilave janë kupola.
Kupolat kanë ndryshime në planimetrinë e tyre dhe absida në pjesën lindore del jashtë, etrajtuar me pilastra. Ndërsa narteksi ndodhet në pjesën perëndimore, i mbështetur në
kolona guri me harqe dhe kupola, por në dallim nga naosi nuk ka nefe dhe të gjitha mbulesat janë kupola me brinjë katrore në nivel për nga lartësia.