Objekte Kulti

Kisha e Shën Mëhillit, Vithkuq

Vlerësime 0

Kisha e Shën Mëhillit ndodhet në fshatin Vithkuq. Kisha është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit "Arkitekturë", i miratuar në mars të vitit 1948 dhe në shtator të vitit 1971.Ajo është ndër kishat më të mëdha të fshatit Vithkuq me lartësi rreth 8 m. Ndërtimi i saj filloi rreth vitit 1682 nga Mihaili dhe Gabrieli. Për ndërtimin e saj kontribuan të krishterët që jetonin në Vithkuq, prifti Stavri dhe Mitropoliti i Kosturit. Ajo u përfundua në vitin 1728.

Kisha përbëhet nga naosi i tipit bazilikal, trenefesh, narteksi dhe hajati. Nefet nga njëri-tjetri i ndajnë dy radhë kollonash, nga të cilët nefi qendror është më i gjerë dhe më i lartë
nga dy anësoret. Kollonat lidhen ndërmjet tyre me një sistem harqesh në të dy drejtimet.

Book your vacations

Adresa

GHHH+27M, Vithkuq, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose