Kisha e Shën Marisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopojë, Korçë. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në mars të vitit 1948 dhe në shtator të vitit 1971. Tipologjia e saj është kishë, e ndërtuar në periudhën post bizantine.
Kisha njihet ndryshe si "Fjetja e Shën Marisë". Ajo është kisha më e madhe në Voskopojë, e cila ka shërbyer si katedrale e qytetit të dikurshëm. Është ndërtuar rreth vitit 1699, me një kombinim të përkryer të tipit bazilikal, me mbulesat e kurbëzuara, me harqe dhe kupola. Nga tërësia e ndërtimit të dikurshëm, naosi dhe kambaneria janë ende në këmbë. Në programin ikonografik vendin kryesor e zë Himni Akathist, që i dedikohet Shën Marisë dhë përbëhet nga 24 skena, aq sa strofa ka edhe himni.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
RVP5+MH, Salce, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar