Kisha e Shën Kostandinit dhe Elenës ndodhet në fshatin Bradvicë të Devollit, në lartësinë rreth 1500 m. Kisha rrethohet nga një pyll i dendur, i cili është ruajtur nga vetë banorët e zonës.
Çdo vit, në datën 3 qershor besimtarët Ortodoksë kremtojnë Shën Kostandinin dhe Elenën.
Kjo ditë kthehet në festë, në kishën që mban edhe emrin e dy shenjtorëve.
Pelegrinë të shumtë vijnë për të kryer ritet fetare dhe më pas, kalojnë disa orë në natyrën e mrekullueshme përreth.
Është kthyer në ritual edhe pjekja e mishit në hell, ku festohet e ngrihet dolli për familjen e shoqërinë, pa harruar edhe tingujt e bukur të kitarës.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Bradvicë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar