Kisha e Profet Ilisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Stegopull, të Gjirokastrës. Ky monument është i miratuar në qershor të vitit 1973. Tipologjia e saj është kishë, e ndërtuar në vititn 1624.
Kisha i është nënshtruar restaurimit, konkretisht është punuar mbi strukturën e çatisë së hajatit në anën perëndimore, pastrimin e territorit përreth, stabilizimin e strukturës së muraturave si dhe të ndërhyrjeve konsoliduese, restauruese në pikturën murale të interierit.
Piktura murale e saj është vepër e Kostandinit, të birit të Mihalit nga Linotopi dhe nxënësit të tij Nikollës. Këtë e tregon edhe mbishkrimi mbi portën e brendshme të kishës. Ajo mbetet një nga kishat e ruajtura më mirë, në këtë zonë.