Objekte Kulti

Kisha e Manastirit të Shën Triadhës në Kardhikaq, Finiq

Vlerësime 0

Kisha e Manastirit të Shën Triadhës ndodhet mbi një kodër të lartë që dominon të gjithë zonën e Kardhikaqit, në Finiq. Kisha është një monument i trashëgimisë kulturore i llojit "Arkitekturë", i miratuar në maj të vitit 1970. Tipologjia e saj është kishë, e ndërtuar në shek.XVI.

Kisha mbështetet në katër kolona, përbëhet nga naosi me përmasa 7 x 3.90 dhe nga narteksi gjysmë i rrëzuar. Është e ndërtuar me gurë, me gëlqere dhe përmban një kornizë të hollë guri. Gjithashtu  për shkak të dëmeve të pësuara ndër vite, kishës i janë bërë ndërhyrje duke përforcuar ndihmës, në pjesën veriore dhe jugore të saj.

•Studiuesi Pirro Thomo në librin e tij “Kishat pasbizantine në Shqipërinë e Jugut” përmend se: manastiri i përket shek.XVII.                                                                                        

•V. Bara në librin “Delvina dhe rajoni i saj” përmend si datë konkrete ndërtimi vitin 1622 dhe se …të ardhurat e saj ishin 80 lira nga të cilat 10 për shkollën e fshatit.

Në një mbishkrim që ndodhet në kishë thuhet… afresket u bënë nën kujdesjen e mitropolitit Paisios dhe Igument Jani, me këshilltarë të nderuarit Konstantin Jorgji, Kristo Kanaçi dhe Jorgo Panajot Kanaçi. Gjithashtu ndihmuan edhe bashkëfshatarët Panajot Demiri, Loli Llambro, Konstantin Karathano, Jani Tasi dhe Nasi Llambro. Ndërsa ikonat u realizuan nga Jorgo Ziko dhe djali i tij, nga rajoni i Vellës në vitin 1827.

Book your vacations

Adresa

Finiq, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose