Objekte Kulti

Kisha e Manastirit të Shën Kollit, Mesopotam

Vlerësime 0

Kisha e Manastirit të Shën Kollit ndodhet në Mesopotam, në jug të Shqipërisë. Kisha është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit "Arkitekturë", i miratuar në mars të vitit 1948 dhe në tetor të vitit 1971. Tipologjia e saj është kishë, e ndërtuar rreth vitit 1224.

Kisha e Shën Kollit  në fillimet e saj ka shërbyer si një tempull pagan.  Mbi rrënojat e saj është ngritur kisha e cila mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku. Kisha është unike në llojin e saj, me absidë të dyfishtë. Ky manastir supozohet të jetë përdorur për mesha si katolike si dhe për mesha ortodokse.

Kisha e Shën Kollit në Mesopotam po i nënshtrohet restaurimit. Gjurmët e kohës dhe ndërhyrjet e mëparshme kishin vënë në rrezik një ndër thesaret e trashëgimisë tonë kulturore. Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m² dhe kontrollohen nga 9 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershëm sesa kisha ndërsa dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë. Kisha e Manastirit të Shën Kollit është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine, e cila mbetet për tu vizituar për vetë vlerat origjinale dhe arkitekturën e veçantë.

Book your vacations

Adresa

W442+87Q, Delvinë District, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose