Objekte Kulti

Kisha e Manastirit të Shën Kollit, Finiq

Vlerësime 0

Kisha e Manastirit të Shën Kollit ndodhet në jug të Mesopotamit, në qytetit antik të Finiqit. Manastiri i Shën Kollit njihet ndryshe edhe si Manastiri i Mesopotamit. Ai mendohet të jetë  ndërtuar në vitin 306 pas Krishtit nga Konstandini i Madhërishëm dhe i rindërtuar nga perandori Konstantino Monomaku, rreth shek.XI. Në Manastirin e Shën Kollit ka jetuar një periudhë kohe edhe murgu Nifon me origjinë nga Lukova.

Manastiri është monument i Trashëgimisë Kulturore, i miratuar në mars të vitit 1948 si dhe në tetor të vitit 1971. Është objekt i stilit bizantin, i fortifikuar si kështjellë nga një mur i lartë i cili kishte rrethuar gjithë kodrën. Gjatësia e tempullit është afërsisht 18 m dhe gjerësia 11 m.

Ky manastir dallohet nga veçoria e tij arkitektonike nga sistemi strukturë  i rrethuar, dekoracioni qeramik i pjesëve të sipërme të mureve si dhe hapësira e naosit kryesor. Naosi kryesor është dynefësh dhe mbulohet nga katër kulla që mbështeten në muret e brendshëm dhe të një kolonë qendrore. Narteksi mbulohet me tre kube gjysëmrrethore, me tre çati dyujëse dhe ndahet nga naosi qendror me katër kolona.

Pamjes përreth ia shtojnë hijeshinë edhe qiparisat, ullinjtë shekullor që janë të pashmangshëm në çdo objekt kulti. Manastiri i Shën Kollit mbetet një atraksion për tu vizituar, për vetë historinë dhe strukturën mahnitëse që e karakterizon, si pjesë e trashëgimisë kulturore qindravjeçare të zonës.

Book your vacations

Adresa

W347+6G6, Finiq, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose