Kisha e Shën Thanasit daton në vitin 1671 dhe është e pozicionuar në qendër të fshatit Dhërmi. Ndërtesa karakterizohet nga mure të rrafshta me kornizë të drejtë nën çati. Këndi i drejtë realizohet nëpërmjet dy rrasave të mbivendosura të gurit.
Në vitin 1963 kisha u shpall monument kulture me vendim të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, që u mbështet edhe nga një vendim i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës në vitin 1967. Por, vetëm një vit më vonë Kisha e Shën Thanasit u hoq nga lista e monumenteve dhe në vitin 1969 ajo u shëmb dhe u rindërtua përsëri në vitin 2015.
Rindërtimi i Kishës së Shën Thanasit u mundësua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili ka marrë në dorë rikualifikimin e fshatrave Vuno dhe Dhërmi.
Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është që jugu të kthehet në destinacion turizmi jo vetëm për detin, por edhe për trashëgiminë historike dhe kulturore.
Adresa
Unnamed Road, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar