Tyrbja e Kapllan Pashës është një monument i trashëgimisë kulturore, në Tiranë. Tipologjia e saj është varr monumental, i ndërtuar më 1820-1830 në shek.XIX. Ajo është një tyrbe e hapur, pa çati dhe pa kube. Ka formë tetëkëndëshi, mjaft interesant për kolonat monolitike, për kapitelet e stilizuara korintike dhe për tetë harqet e dekoruara me nga një gjethe akanthi të stilizuar në reliev.
Tyrbja është ndërtuar për të shënjuar vendvarrimin e kajmekamit të Tiranës, Kapllan pashë Toptanit, i cili ndërroi jetë më 1819. Dikur ajo qëndronte përballë tyrbes së Sylejman Pashë Bargjini dhe Xhamisë së Vjetër ndërsa sot është përballë monumentit të luftëtarit të panjohur.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar