Hani i Elbasanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Korçë. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në qershor të vitit 1973. Tipologjia e tij është han, i ndërtuar rreth shek.XIX.
Hani është një ndërtesë dy katëshe, me lartësi rreth 7 m. Në të ndodhet një oborr nga ku shpaloset ballkonada e hanit. Ballkoni i katit të dytë përbëhet nga shumë kollona dhe parmakë druri. Ndërsa në katin e sipërm janë odat e fjetjes.