Fshati Fterrë ndohet në jug-perëndim të Kurveleshit, pranë Borshit të Vjetër, ka një sipërfaqe rreth 37 km2. Ai shtrihet në dy lugina: atë të Fterrës në perëndim dhe atë të Galishtit në lindje. Ka një territor malor dhe kodrinor me një lartësi që arrin deri 400 m mbi nivelin e detit.
Në luginën e Fterrës kalon rruga automobilistike Borsh-Fterrë-Kuç (Vlorë) me gjatësi rreth 23 km. Dy luginat e saj kanë burime të shumta karstike, si: burimi i Ixorit, i Ngurrëzës, i Gjezhdanicës, i Langadhës dhe ai i Vidhezës ne Galisht. Fterra dallohet për gjelbërim gjithëvjetor, për klimën e saj mesdhetare dhe për shpellat e saj, si ajo e Kazhanit, e Soroit, e Gjolekës e të tjera.
Sipas dokumentave fshati në vitin 1431 kishte 12 oxhaqe, që do të thotë se ai banohej nga 12 familje të mëdha.
Gojëdhënat thone se në grykën e Fterrës erdhën për herë të parë për gjuheti, katër vëllezër: Gjoni, Lleshi, Çoku dhe Xhama, të cilët më vonë themeluan katër lagje kryesore: Gjofterraj, Llesh (Bregu i Lleshe), Çokaj dhe Xhamaj. Më vonë lindën edhe nënlagjet Baliaj, Komaj, Rukaj, Dukagjinaj.
Fshati konsiderohet si fshati më i vogël ndër fshatrat e tjera të zonës.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Fterrë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar