Objekte kulti

Fshati Kudhës

Vlerësime 0

Kudhësi shtrihet në jugperëndim të Himarës, me lartësi 335 m mbi nivelin e detit dhe 6 km larg detit Jon. Ai është një nga shtatë fshatrat, e krahinës së Himarës.

Kudhësi është një fshat që fshihet prapa kodrave e me lumin që kalon përmes tij e bën këtë fshat të duket më tërheqës.

Emërtimi Kudhës , bazuar në etimologjinë popullore leksikore mendohet të jetë ky variant: -Thuhet nga toponimi i Qafës Kula, (një pikë dominuese në krye të fshatit nga veriu, ku më herët ka shërbyer si kullë për mbrojtjen e fshatit nga piratët e grabitjet e tyre).

Gjurmë të hershme janë gjetur në vendin e quajtur Shafkëza, që tregojnë për ekzistencën e një vendbanimi të shek.XII-të.

Sot Kudhësit i thuhet dhe fshati i luginave dhe i gjelbërimeve. Ky fshat ka të ndërtuara rreth 170 shtëpi të vogla tradicionale, me rrugica të shtruara me kalldrëm. Aty ndodhet edhe një kishë e bukur, e lyer e gjitha me të bardhë e cila të krijon një ndjenjë paqeje e qetësie.

Banorët e këtij fshati merren më së shumti me blegtori për shkak të pozitës gjeografike si dhe rrënjëve të shumta të ullinjve. Krijimtaria nuk mungon në këtë fshat, e dëshmuar nga këngët, vallet dhe trashëgimia folklorike e përcjellë brez pas brezi.

Karakteristikë në fshatin Kudhës është edhe këmbana e dhuruar nga Katerina e Rusisë në fund të shek.XVIII-të.

 

Book your vacations

Adresa

Kudhës, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose