Objekte kulti

Fshati Çorraj

Vlerësime 0

Fshati Çorraj, ngrihet në anën e djathtë të grykës së përroit të picakut, që lidh bregun e detit me laberinë.  Çorraj shtrihet në rrëzë të Malit,  ku disa fshatra të lashta qëndrojnë si yjet e një  konstelacioni.  Në pjesën veriore kufizohet me Kuçin, në pjesën lindore shtrihet fshati Fterrë, ndërsa në jug ndodhet Guri i Pollacës. Majat që rrethojnë fshatin janë 1404 m të larta (Maja e Gjinikës) dhe 1112 m (Maja e Dhrisë). Tokat e pakta të fshatit ngrihen në lartësinë 200 m mbi nivelin e detit dhe erërat detare krijojnë një klimë të ngrohtë e të qëndrueshme. Fshati Çorraj është pjesë e krahinës së kurveleshit, ndërsa nga pikëpamja administrative ndodhet në territorin e Bashkisë Himarë.

Dokumenti i parë i shkruar, ku përmendet fshati Çorraj, i takon vitit 1431; ai është dokumenti nr. 91 dhe i takon "Defterit të Sanxhakut të Delvinës ku fshati Çorraj njihet me emrin Cernogoric, dhe janë të rregjistruara 74 familje që ishin pjesë e këti fshati. Rrënoja arkeologjike janë gjendur në pjesën veriore të fshatit, ku rrugët janë të shtruara me kalldrëm dhe gjenden disa kisha prej periudhës së mesjetës, por ende nuk është bërë asnjë studim për ti datuar dhe për të gjetur shkakun e shkatërrimit dhe braktisjes së tyre. Nga studimet e ekipeve të Institutit Arkeologjik në terrenet e fshatit të sotëm dhe përreth tij janë gjetur disa vegla litike që datojnë në periudhën e paleolitit dhe mezolitit, të dhëna këto që e shtyjnë praninë e jetës në këtë vendë që në prehistori.

Fshati e ka ruajtur mjaft mirë arkitekturën tradicionale. Banesat janë dy katëshe me çati tjegullash të kuqe dhe me mure prej guri. Banesat rrethohen nga një peisazh I gjelbër ullinjsh e qiparisash. Fshati Çorraj njihet si  fshat I gjelbër malor.

Banorët e këtij fshati, sikundër edhe më gjerë, ata të Labërisë, kanë në traditën e tyre këngën polifonike, pothuaj e njëjtë, me pak ndryshime të vogla me atë që këndohet dhe thirret me termin "labçe".

Ne fshatin Çorraj  gjënden  katёr mёhallat e tij, Zhupect, Gjihilajt, dhe Priftajt janё tё krishterё, kurse Gjimёneshajt janё kthyer nё myslimanё, por kanë bashkëjetuar kurdoherë në harmoni. Për shembull, është traditë që gjatë festës së Pashkëve, i gjithë fshati feston së bashku. Banoret e fshatit Çorraj kanë qenë gjithmonë arsim dashës

Historia e Maro Kondës është një frymëzim, për banorët e fshatit, ajo ishte nje trime labe. Jetoi në fillim të shekullit XVI. U martua në Çorraj. Në vitin 1537, në mbrojtje të luftëtarëve Çorrjotë, sakrifikoi veten, duke hedhur në greminë një numër jeniçerësh turq, së bashku me veten e saj. Ngjarja zhvillohet në Çorraj të Labërisë, ku në shek. XVI u dyndën taboret osmanë për ndëshkim. Burrat u fshehën nëpër shpella, maleve përreth. Osmanet zunë burimet e ujit. Një ditë aty u pa Maro Konda, që donte t'u dërgonte ujë burrave.

Adresa

Çorraj, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose