Muze

Muzeu Gjon Mili, Korçë

Vlerësime 0

Muzeu Gjon Mili  ndodhet në qendër të qytetit të Korçës. Në Muze janë ekspozuar rreth 240 fotografi të artistit të njohur botëror, me origjinë shqiptare Gjon Mili. Ai është një nga fotografët më të mëdhenj të shek.XX.

Gjon Mili ka lindur në Korçë në vitin 1904 dhe emigroi bashkë me familjen kur ishte fare i vogël. Fillimisht u strehuan në Rumani, ku mbaroi shkollën e mesme dhe më tej vazhdoi studimet në SHBA si inxhinier ndriçimi, në universitetin e mirënjohur MIT. Ai e ktheu në art pasionin e tij të jetës, siç ishte fotografia dhe ndriçimi.  

Në muzeun e Korçës paraqitet më së miri ky rrugëtim unik arti i Milit, përmes fotografive të ekspozuara në dhomat e ish-shtëpisë rumune gjithashtu nga Roma në Hollywood, me fotografitë e artistëve, sportistëve apo figurave të njohura shoqërorë. Falë dhomave interaktive, vizitorët do të mund të marrin si suvenir nga muzeu një foto të shkrepur me të njëjtën teknikë me të cilën Mili realizoi fotot e tij ikonike.

Bashkëpunimi me revistën Life filloi nga viti 1939 dhe zgjati deri në fund të jetës së tij më 1984. Ai mori famë ndërkombëtare për shkak të stilit të spikatur, lëvizjes së dukshme në foto, si edhe personazheve të njohur të cilët fotografoi, ku vlen të përmendet seria e fotove të bëra piktorit Pablo Pikaso. Gjon Mili hyri në histori si fotografi i parë që përdori flashin elektronik dhe dritën stroboskopike. Ky muze është një nga godinat simbol të qytetit dhe mbetet një prej institucioneve më të kërkuara nga radhët e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Book your vacations

Adresa

JQ8H+MMX, Rruga Konferenca e Pezës, Korçë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose