Objekte Kulti

Kisha e Shën Sotirës, Vuno

Vlerësime 0

Kisha e Shën Sotirës ndodhet në juglindje të fshatit Vuno, në krahë të rrugës automobilistike që të çon drejt gjirit të Jalit. Kisha ka sipërfaqe të vogël dhe një nefëshe me çati dyujese. Tek absida e vogël dhe nikja, shihen piktura murale qe dekorojne kishen.

Kisha mbart vlera të rëndësishme historike dhe është shpallur monument kulture, në vitin 1979. Në maj të vitit 1907, Mihal Grameno së bashku me anëtarë të tjerë të çetës së Çerçiz Topullit, përhapnin gjuhën shqipe nëpërmjet teksteve mësimore, duke përdorur këtë kishë si vendstrehim.

Ajo është një kishë e thjeshtë, me përmasa 4.4×9.5 m. Naosin ndahet nga altari  me një ikonostas të thjeshtë muri, te pajisur me dy hyrje. Brenda në absidë dhe në kamaren pranë saj, ruhen gjurmët e vetme të afreskut, që dikur zbukuronte muret e brendshme të kishës.

Book your vacations

Adresa

4MPX+4GM, Vuno, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose