Muze

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë

Vlerësime 0

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është një bibliotekë kombëtare shqiptare me qendër në Tiranë. U themelua në korrik të vitit 1920 dhe u inaugurua në dhjetor të vitit 1922.

Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”.                             

•Biblioteka në momentin e përurimit kishte rreth 6.000 vëllime.   

•Pas Luftës së Dytë Botërore BKSh arriti një koleksion prej 15.000 vëllimesh.   

•Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime.

Ndër bibliotekat private të pasura me vëllime kryesisht albanologjie që iu bashkuan përmenden: bibliotekat e Mit'hat bej Frashërit, Lef Nosit, Mustafa Krujës. BKSh kryen rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të ven­dit dhe boton më pas Bibliografinë Kombëtare të librit shqip. Botuesit detyrohen t’i dërgojnë BKSh nga 5 kopje të çdo botimi të tyre.

Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Pas viteve ’90, Biblioteka Kombëtare kaloi në heqjen e barrierave kufizuese, duke shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për përdoruesit.

Book your vacations

Adresa

8RHC+94M, Sheshi Skënderbej, Tirana, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose