Muze

Muzeu Historik, Vlorë

Vlerësime 0

Muzeu Historik është një monument i trashëgimisë kulturore i qytetit të Vlorës. Ky monument është i llojit “Arkitekturë”, i miratuar në nëntor të vitit 2006. Muzeu ndodhet në qendër të qytetit dhe godina e saj është mjaft e veçantë, e cila më parë ka shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave.

Gjenden të ekspozuara dhe ruhen qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona.  Në muze, vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike të zonës si: Orikut, Amantias, Plocës, Olimpias (Mavrovë) e më tej, Kioninës (Kaninë). Në mjediset e tij ndodhen gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës. Mes tyre, përfshihen dokumente origjinale të qytetit si: armë, sende luftëtarësh të njohur në histori. Në Muzeun Historik, ka një kënd të veçantë ku pasqyrohet kontributi i popullit të rrethit të Vlorës për shpalljen e pavarësisë. Në të ndodhen njëkohësisht edhe 2 pavione të veçanta, që evokojnë Luftën e Vlorës në 1920, si dhe Lëvizjen Demokratike të qershorit 1924.

Në këtë muze, është vendosur edhe arkivoli origjinal ku prehej trupi i patriotit Avni Rustemi, i gjetur rastësisht në mesin e viteve ’80 të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë-Skelë. Më pas ai u rivarros pothuajse në të njëjtin vend. Ndërkohë që arkivoli origjinal u vendos në mjediset e Muzeut Historik, mjaft hermetik dhe i mbuluar nga flamuri kombëtar. Gjithashtu ai mbetet një objekt mjaft i rrallë, i ndërtuar prej plumbi dhe xhami.

Book your vacations

Adresa

Monument Kulture Mbrohet nga shteti, Rruga Perlat Rexhepi, Vlorë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose