Muze

Vila e Sali Shijakut, Tiranë

Vlerësime 0

Vila e Sali Shijakut ndodhet në Rr.Vildan Luarasi, Tiranë. Vila është e ndërtuar në gjysmën e parë të shek.XIX dhe është shembulli tipik i banesës tiranase. Banesa e Shijakasve është shpallur monument kulture në vitin 1973.                                                      

•Në fazën e parë ka qenë me çardak e hajat në ballin kryesor dhe me planimetri katërkëndëshe të rregullt me dy kate. Ambientet ndihmëse ndodhen në katin e parë, ambientet e ndenjes dhe anekset e shërbimit në katin e dytë. Shkallët që ndërlidhin katet, janë prej druri.                                   

•Në fazën e dytë, në fillim të shek.XX, është bërë një rikonstruksion i mjediseve si dhe mbyllja e çardakut.

E gjithë banesa rrethohet nga mure qerpiçi, ku hyrja bëhet nëpërmjet portave të mëdha dykatëshe. Ndërsa dhoma kryesore e saj mbetet për tu vizituar nga dashamirës të artit të pikturës, në të cilën ndodhen të ekspozuara veprat e piktorit Sali Shijaku.

Book your vacations

Adresa

8RPC+C3X, Rruga Vildan Luarasi, Tiranë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose