Muze

Muzeu Etnografik, Kavajë

Vlerësime 0

Muzeu etnografik ndodhet rreth 800 m larg qendrës së qytetit të Kavajës. Muzeu është një nga ndërtesat më karakteristike të qytetit, i përket ndërtimit të banesave me çardak. Në qendër gjenden dy shtëpitë e zjarrit, anash saj dy dhomat e tjera dhe në ballinën e tyre përgjatë këtyre ambienteve, shtrihet hajati.

Muzeu është shpallur Monument i Kulturës, në vitin 1971. Mendohet të jetë  ndërtuar prej familjes së Arkaxhijëve, rreth fundit të shek.XVII dhe fillimit të shek.XIX, në vitet 1800-1805. Ai përmban vlera autentike si veshje popullore dhe objekte të tjera që nga periudha ilire dhe përmbajtja e tij është e përqendruar në: Në stilin arkitekturor të ndërtesës dhe funksionet e ndarjeve që e përbëjnë atë, në strukturën sistematike të oxhakut, dhomës së gjumit e të miqve si dhe fondin e përgjithshëm etnografik.

Karakteristika kryesore e fondit të muzeut etnografik përcaktohet nga një varietetet e objekteve dhe të origjinave të ndryshme të tyre. Siç janë veprat artizanale të kompozuara në qeramikë, bakër dhe tekstile nga artizanë vendas, që përfaqësojnë qytetin dhe rajonin.

Gjithashtu ka edhe një koleksion të gjerë punimesh nga rajonet e veriut, verilindjes dhe jugut të Shqipërisë. Elementet e veshjeve tradicionale nga këto rajone dallohen për nivelin e lartë të mjeshtërisë dhe finesës, për pasurinë e zbukurimeve dhe simboleve të shkrira në forma gjeometrike, zoomorfe dhe antropometrike.

Ai i është nënshtruar restaurimit kryesisht në mirmbajtjen e disa objekteve të cilët janë të ekspozuara në oborrin e monumentit. Muzeu etnografik mbetet të vizitohet për vlerat e rralla të trashëgimisë etnografike, nga shumë turistë vendas e të huaj.

Book your vacations

Adresa

5HJ4+57M, Kavajë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose