Muze

Varrezat e Ushtarëve Anglezë

Vlerësime 0

Varrezat e ushtarëve Anglezë ndodhen në Parkun e Madh të Liqenit, në një kënd të Ansamblit Memorial, Tiranë. Kjo varrezë përkujton ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Gjatë kësaj lufte 52 ushtarakë britanikë dhe të Komonuelthit u vranë në Shqipëri. Sakrifica e tyre për shumë kohë nuk përmendej në të dhënat historike të Shqipërisë pasi Britania konsiderohej nga regjimi ishkuar komunist, si vend imperialist armik. Varrezat memoriale janë ndërtuar në vitin 1994, në afërsi të vendit ku autoritetet komuniste kishin varrosur trupat e ushtarëve të rënë britanikë në një varr të përbashkët të pashënuar, nën një prej rrugëve afër ndërtesës së Universitetit të Tiranës. Në qendër të memorialit është vendosur një bllok graniti i kuq me një mbishkrim të gdhendur në shqip dhe anglisht.

Book your vacations

Adresa

Rruga Alessandro Leogrande, Njësia Bashkiake Nr. 2, Tirana

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose