Muze

Banesa e Ismail Kadaresë, Gjirokastër

Vlerësime 0

Banesa e Ismail Kadaresë është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjirokastër. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në janar të vitit 1963. Shtëpia e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është kthyer në muze, dhe është i hapur për publikun.

Shtëpia duket e njohur për ata që kanë lexuar librin e tij “Kronikë në gur” ku ai përshkruan çdo qoshe të shtëpisë. Gjatë vizitës suaj, do të imagjinoni Kadarenë si një djalë të vogël që qëndron pranë dritares dhe dëshmon jo vetëm ecejaket e gjysherve dhe personazheve të tjerë të librit të tij, por dhe mjaft episode të luftës së dytë botërore.

Shtëpia u ndërtua në 1799, dhe është shpallur monument kulture në 1991. Së fundi, ndërtesa është riparuar dhe rehabilituar nën kujdesin e UNESCO dhe Ministrisë së Kulturës.

Shtepia muze e Kadarese është hapur për publikun në 28 janar 2018 me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Kadaresë. Shtëpia e Kadaresë është në mes të lagjes historike Palorto dhe gjendet lehtë. Brenda saj ka ende disa objekte origjinale që i përkasin familjes si psh një sënduk, disa foto etj.

Book your vacations

Adresa

Rruga Fato Berberi 16, Gjirokaster, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose