Çfarë mund të vizitoni në Vuno-Jal?
![](https://cms.pine.al/media/files/2023/02/26/Vuno_Info_Turist1.jpg)
26 Feb 2023
Vuno-Jal
![](/assets/img/icons/transport/Distance.png)
Vunoi është një fshat i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës, midis Dhërmiut dhe Himarës.
Objektet e Trashëgimisë Kulturore të rëndësisë së veçantë që mund të vizitoni në Vuno janë:
- Kulla në lagjen e poshtme të fshatit, një kompozim vertikal, me bazë katërkëndëshe, tri katëshe, me frëngji, është shpallur prej vitesh monument kulture..
Objekte kulti si:
- Kisha e Panajasë (Shën Marisë), dyqind vjeçare,
- Kisha e Joan Pagëzuesit,
- Manastiri i Shën Spiridhonit,
- Kisha e Shën Mëhillit, ndodhet në pjesën lindore të
Objekte të tjera me rëndësi kulturore natyrore qe mund te vizitohen janë:
- Përroi i Mardhës,
- Kanionet përreth Gjipesë.
- Skutara, një kodër në dalje të fshatit, drejt Himarës, ku shihen ende gjurmët e një banimi të hershëm, me një mjedis pastoral.
Plazhet publike dhe plazhe të paeksploruar akoma që mund të vizitoni në Vuno janë:
- Plazhi i Jalës
- Pazhi i Akuariumit
- Plazhe të tjerë privatë
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)