Profesione te lira

Këlcyra Rafting Team

Vlerësime 5

Këlcyra Rafting Team është një biznes që ofron shërbime në fushën e turizmit, i krijuar në 27 Qeshor 2023. Që nga themelimi i saj e deri më sot, Këlcyra Rafting Team operon kryesisht në territorin e luginës së sipërme të lumit Vjosë duke u fokusuar në realizimin e produkte dhe shërbime turistike outdoor. Pra janë shërbime dhe produkte për vizitorët/turistët vendas dhe të huaj të cilët vizitojnë luginën e sipërme të lumit Vjosë. Konkretisht ne ofrojmë:

Rafting në lumin Vjosës, Eksplorim i zonës me makina 4x4,Trekking, Hikking.

Qëllimi i idesë sime afatshkurtër është futja e shërbimit të ture rafting, ture hiking, ture 1 ose disa ditore kjo e kërkuar jo vetëm nga vizitorët vendas dhe të huaj po edhe nga bizneset familjare që operojnë në zonë. Qëllimi afatgjatë është rritja dhe konsolidimi i këtij aktiviteti duke u kthyer në operatorin kryesor në zonë të ofrimit të këtyre shërbimeve turistike. Në këtë fushë, jam i vetmi që ofroj këto shërbime me kohë të plotë dhe bashkë me stafin tim e njohim mjaft mirë zonën pasi i gjithë aktiviteti ynë aktualisht bazohet në mundësitë dhe atraksionet e kësaj zone për të ofruar aktivitete outdoor që janë edhe mjaft të kërkuara nga turistët.

 

Historik i shkurtër i Këlcyra Rafting Team

Ekipi jonë është i përbërë prej tre persona. Të tre kemi mbaruar shkollën e lartë.

Administratori, Julian Elezi, 45 vjec ka mbaruar Fakultetin për Inxhinieri Ndërtimi dhe ka një experiencë 10 vjecare në fushën e turizmit.

Eshtë i certifikuar nga ministria e turizmit për guida kulturore prej 6 vitesh edhe guide rafting nga të dy federatat Internacional Rafting Federation (I.R.F) dhe  Word Rafting Federation (W.R.F). Ka certifikata për guide rafting dhe Hiking. Gjithashtu është pjesë edhe e Federatës Aplini Shqiptarë dhe Turizmit Malor ku ka marrë edhe certifikata mirënjohje. Flet shume mirë gjuhën Italiane.

Marineo Cato, 33 vjec, ka mbaruar fakultetin për Ekonomi. Ka marrë certifikatën 1 viti nga ministria e turizmit për guide Rafting nga Federata W.R.F. Ai njeh shumë mirë luginën e sipërme të lumit Vjosa dhe flet shumë mirë gjuhën Angleze.

Jorgo Nano, 23 vjec, ka mbaruar fakultetin për Ekonomi. Ka marrë certifikatën 1 viti nga ministria e turizmit për guide Rafting nga Federata W.R.F. Ai njeh shumë mirë zonën, është i lidhur pas natyrës dhe ka marrë pjesë në disa fushata sensibilizuese për ruajtjen dhe pastimin e saj. Gjithashtu flet shumë mirë gjuhën Angleze dhe Itaishten.

Ky ekip ka eksperiencë në fushën e turizmit dhe punën në ekip prej 6 muaj ku kemi marrë vetëm feetback pozitive në kanalet e marketingut, si dhe edukimin dhe certifikimet e nevojshme për të ofruar një shërbimi cilësor duke ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës në këtë zonë.

Ne jemi të vetmit që ofrojmë këto shërbime me kohë të plotë dhe e njohim mjaft mirë zonën pasi i gjithë aktiviteti ynë aktualisht bazohet në mundësitë dhe atraksionet e kësaj zone për të ofruar aktivitete outdoor që janë edhe mjaft të kërkuara nga turistët. Deshira per te qendruar ne vendlindje, pasioni per aktivitetet outdoor, eksperienca dhe certifikimi i stafit tonë, cilësia e paisjeve dhe e shërbimit e bën punën tonë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Ky është një moment shumë i mirë sepse numri i turistëve po rritet mjaft nga viti në vitë dhe po shtohet kërkesa për këto shërbime. Ne po përpiqemi të rrisim kapacitetet tona duke pajisur guida te rinj me çertifikatat e nevojshme dhe duke rritur gamën e shërbimeve dhe shtimin e paketave turistike.

Në këto 6 muaj punë në grup kemi marrë feedback pozitiv nga klientët tanë në lidhje me produktet/shërbime që ne ju kemi ofruar.

KELCYRA RAFTING TEAM ofron paketa turistike lokale në luginën e sipërme të lumit Vjosa. Stafi i saj ka trajnimin dhe çertifikimet e duhura në këtë rafting, biking, trekking etj. si dhe njohin disa gjuhë të huaja si shqip, anglisht, italisht. Aktiviteti zhvillohet kryesisht në Bashkinë Këlcyrë dhe mbështetet në diversitetin e lartë të pasurive natyrore, historike e kulturore, Parku Kombëtar i lumit Vjosa, Parku Natyror i Zagorisë si dhe në traditën e pasur të prodhimit dhe përgatitjes së gatësave dhe produkteve tipike të zonës.

•         Tour me makina 4x4

•         Rafting në lumin Vjosa

•         Trekking

•         Camping

•         Vizita në fshatra të ndryshëm karakteristikë të zonës

•         Tour me biçikleta

•         Tour kulturor

•         Tour gastronomik

•         Tour të personalizuar (sipas kërkesave)

Paketat turistike outdoor do të jenë paketat kryesore të sipermarrjes sonë. Këto paketa kërkohen nga turistat që duan të explorojnë zonën tonë. Paketa kryesore ku prej tre vitesh po kthehen ne aktivitet kryesore outdoor është Rafting. Gjithashtu sivjet pamë një interesim për paketa me kayak kjo edhe nga shpallja e lumit Vjosa, Park Kombëtar ku adrenalina dhe peisazhi piktoresk që ofron gryka e Këlcyrës, sic quhet ndryshe vendi i 1001 burimeve. Lugina e sipërme e lumit Vjosa ka një larmishmëri vendesh dhe atraksionesh ku mund të ushtrohen aktivitet si hiking në varg malin Trebeshine-Dhembel-Nermerckë apo edhe në krahinën e Deshnicës dhe Maleshovës me fshatrat karakteristike. Turi 4x4 të cilat i realizojmë në bashkëpunim me bizneset vendase apo edhe realizimi i piknikut apo camping duke shijuar natyrën e bukur. 

 

·       Rafting në Lumin Vjosa

 

Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Lugina e sipërme e saj tashmë është një nga atraksionet kryesore turistike në Shqipëri. Kjo pjesë e lumit ofron mundësi të shkëlqyera për rafting dhe forma të tjera të sporteve ujore. Lugina e Vjosës karakterizohet nga veçori të shumta natyrore si rrjedha të rrëmbyeshme, kanione, burime ujore, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme, peisazhe panoramike të papërsëritshme, fshatra karakteristike etj. Të gjitha këto veçanti që ndërthuren në harmoni të plotë me njëra-tjetrën e vendosin turistin në kontakt të drejpërdrejtë me natyrën e paprekur të luginës, me njerëzit, historinë, traditat dhe pa dyshim me kulinarinë e pasur dhe të shumëllojshme të zonës.

Udhëtimi rafting ofrohet për të gjithë ata njerëz të apasionuar pas natyrës së egër dhe që pëlqejnë aventurën, adrenalinën dhe sportet në natyrë.

Skeda Teknike e Udhëtimit - Rafting në lumin Vjosa

Vendodhja: Gryka e Këlcyrës, Location google maps - Kelcyra Rafting Team

Intinerari: Qelove - Grykëderdhja e lumit Zagori  (0.303678, 20.209118 - 40.299198, 20.131290)

Orari: 09.30 - 12.30 /  14.00 - 17.00

Lloji: Rafting me gomone 6 ose 8 vendëshe, shoqëruar nga guidë profesionale i çertifikuar  (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht).

Niveli i vështirësisë: Mesatar

Çmimi: 35 Euro/personi

Çmimi përfshin: Pajisjet personale për rafting, guidë rafting,

Çmimi nuk përfshin: Transportin deri në pikën e takimit, pije dhe ushqime

Periudha: Prill-Tetor (pranojmë edhe kërkesa jashtë sezonit)

Kohëzgjatja: 3 orë

Kohëzgjatja e qëndrimit në ujë: 2 orë

Mosha e lejuar: 10 vjeç + (minorenët duhet të jenë të shoqëruar)

Vendi i takimit: Gryka e Këlcyrës (pranë Fabrikës së ujit Trebeshinë), sipas dëshirës të klientit.

Shënim: Pjesmarrës, grup me të paktën 4 persona

 

Paketa:

-        Transporti nga pika e takimit drejt pikes së lëshimit;

-        Përgatitja e gomones, veshja e pajisjeve dhe trajnimi nga guida profesionale Lidhur me rregullat bazë të lundrimit me gomone;

-        Rafting për rreth 8.7 km në lumin Vjosa;

-        Ndalesa në vende të caktuara për tu freskuar në lumë, hedhje nga shkëmbinjtë, Foto në grup, video etj;

-        Mbërritje në pikën e daljes nga lumi;

-        Transport në pikën e takimit.

 

Informacion i nevojshëm

Niveli i vështirësisë: Lumi Vjosa është i kategorizuar për rafting të nivelit II-III (rrjedhje e shpejtë me dallgë të vogla) duke mos paraqitur rreziqe të konsiderueshme apo vështirësi të theksuara në lundrim.

Eksperienca: Nuk kërkohet eksperiencë e mëparshme rafting; përpara fillimit të udhëtimit, guida profesionale do të shpjegojë rregullat bazë të lundrimit me gomone.

Udhëzime për pjesmarrësit: Pjesmarrësit duhet të dine të notojnë dhe të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Persona me probleme të zemrës, frymëmarrjes dhe probleme të tjera shëndetësore të cilat janë të papajtueshme me kryerjen e aktiviteteve sportive, nuk u rekomandohet pjesmarrja në rafting. Në rast të patologjive të njohura, firmoset formulari i deklaratës së përgjegjësisë.

Çfarë duhet të kini me vete:

-        Rroba banje;

-        Veshje sportive;

-        Sandale ose atlete të forta për ecje dhe për ti përdorur gjatë rafting nëse duhet;

-        Peshqir;

-        Krem për mbrojtjen nga dielli;

-        Rroba të thata për tu ndërruar pas udhëtimit;

-        Syze dielli dhe kapele (opsionale).

 

“Kelcyra Rafting Team” siguron pajisjet personale për rafting, si më poshtë:

-        Kostum neoprene;

-        Corape uji;

-        Jelek shpëtimi;

-        Kokore;

-        Xhakavento uji;

-        Kutia e ndihmës së shpejtë;

-        Materiale ekstra sipas kërkesave.

 

Paketa Rafting Lumi Vjosa*

Paketa

Përshkrimi

Kohëzgjatja

Çmimi (€)

Rafting 1

(1/2 ditë)

Transport drejt pikës së lëshimit rafting

Rafting në lumin Vjosa (2 orë)

Mbërritja, dalja nga lumi dhe transporti në pikën e takimit;

3 orë

35/personi

Rafting 2

(1 ditë)

Transporti deri në pikën e nisjes së rafting

Rafting në lumin Vjosa (2.5 orë)

Mbërritja dhe nisja nga lumi

Dreka në restorant tradicional

Hikking Peshtan - Gryka e Këlcyrës)

Transporti deri në pikën e takimit

8 orë

60/personi

Rafting 3

(1 ditë)

Transport drejt pikës së lëshimit rafting

Rafting në lumin Vjosa (2.5 orë)

Mbërritja dhe dalja nga lumi

Dreka në restorant tradicional

Hiking në Kalanë Ilire Këlcyrë)

Sistemimi në hotel (përfshin mëngjesin)

Darka në restorant me ushqime tradicionale

24 orë

100/personi

 

Paketat janë fleksibël sipas orareve dhe kërkesave të klientëve; është e mundur gjithashtu, realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbimeve ekstra si p.sh transport ekstra, akomodim në tenda apo në struktura që ne kemi bashkëpunim, drekë tradicionale në shtëpi fshati, degustime, muzikë live me orkestër folkloristike etj.

  Minimumi 4 persona

 

 

 

Book your vacations

Kontakto

Adresa

SH75 6401, Këlcyrë, Albania

Vlerësime

5
Arber Nushi
Arber Nushi
2024-01-18

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose