Profesione te lira

Dora e Artë

Vlerësime 0

“Dorën e artë”  e gjejmë në pazarin e bukur të Gjirokastrës. Vjollca  hedh me karbon modele të ndryshme mbi pëlhurën e bardhë të tendosur në të katër cepat. Vjollca është një nga artizanët më të vjetra të Pazarit në Gjirokastër, këtë punë që ajo po bënë sot e ka trashëguar nga gjyshja dhe mamaja e saj.

Punon me grep, gjilpërë, gjergjef, prerje në makinë, punë kryq, azhurë, mbushje, punime me shtiza, etj.

Muret e dyqanit, pranë qafës së pazarit, janë zbukuruar me punimet e dorës. Brenda mbizotëron ngjyra e bardhë. Krijimet, ngjajnë secila me një vepër arti. Të ndërthurura mes tyre qëndismat në grep dhe prerjet me makinë. Pak më tej, punë me mbushje e shoqëruar me azhur. Piktura të vendosura në kornizë realizuar me punë kryq, jastëkë të vegjël ku shkrihen dy tre lloje punimesh. Në një vend të dukshëm gjergjefi që nuk mungonte në pajën e vajzave gjirokastrite.

Cilësia e punimeve, ndërthurja e tyre, përshtatja e modeleve dhe kombinimi i ngjyrave, janë karakteristikat e krijimeve që mbajnë siglën e “Dorës së Artë”.

“Dora e Artë” Ju Mirëpret!

Book your vacations

Kontakto

Adresa

Gjin Zenebisi, Gjirokastër 6001, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose