Muze

Sheshi Sulejman Pasha

Vlerësime 0

Monumenti i Sulejman Pashës Bargjinit gjendet në qytetin e Tiranës, në sheshin që mbart emrin e tij, Sheshi Sylejman Pasha. Monumenti është vepër e skulptorit Maksim Shurdhi. Sylejman Pashë Bargjini ka qenë një fisnik shqiptar i Perandorisë Osmane dhe themeluesi i qytetit të Tiranës. Ai u lind në fshatin Bargjin por jetoi në fshatin Mullet të Tiranës.

Sulejman Pasha u rikthye në trevat e tij të origjinës së bashku me një ferman të Sulltanit pasi bëri një karrierë të shkëlqyer si gjeneral në luftërat e Perandorisë Osmane në vitin 1614. Ndërtimet e para që ai realizoi duke hedhur themelet e  qytetit ishin: një xhami, një furrë dhe një hamam.

Themelues dhe mbrojtës të qytetit të Tiranës, Bargjinasit ishin njëkohësisht edhe familja e saj feudale ose oxhaku i saj legjitim që prej vitit 1614 e deri në fund të shek.XIX, kohë kur oxhaku i Bargjinasve u mposht prej oxhakut të Krujës, Toptanve.

Book your vacations

Adresa

Sheshi Sulejman Pasha, Tiranë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose