Muze

Shtëpia e Pashko Vasës, Shkodër

Vlerësime 0

Shtëpia ku lindi Pashko Vasa është një shtëpi karakteristike shkodrane. Ajo ishte baza kryesore e Lidhjes së Prizrenit dhe ka një histori të lavdishme 300-vjeçare. Shtëpia është rinovuar dhe restauruar tërësisht në vitin 1977, si dhe në vitin 2013 nga shteti shqiptar. Të gjitha dyert, dyshemetë, dritaret, tavanet e çardaku, janë punuar nga restaurator profesionist pa e humbur origjinalitetin dhe vjetërsinë.

Shtëpinë e rrethojnë muret e larta karakteristike të Shkodrës dhe në oborrin e saj nodhen akoma: pusi i gurtë, lugu prej guri i larjes së rrobave, govata prej guri për shpëlarjen e rrobave dhe shkalla prej guri të latuar. Sot është një shtëpi e kategorisë së parë dhe i është kthyer si pronë private trashëgimtare e familjes Vasa, qysh në vitin 1971.

Familja Vasa, në disa dhoma të shtëpisë, ka plotësuar kushtet normale të jetesës ku mund të flihet komod dhe me kujtimet e kohëve të shkuara. Sot, shtëpia është një pikë turistike që preferohet nga turistë vendas dhe të huaj, jo vetëm për arkitekturën e veçantë, por edhe për të kaluar natën.

Book your vacations

Adresa

Rruga Pashko Vasa 35, Shkodër, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose