Muze

Rezidenca e Familjes Mbretërore

Vlerësime 0

Rezidenca e Familjes Mbretërore ndodhet në qendër të kryeqytetit dhe është aktualisht rezidenca kryesore e Familjes Mbretërore. Rezidenca është porositur nga Mbreti Zog në vitin 1929 dhe u ideua nga arkitekti austriak Kohler.

Mbreti Zog I e mori atë për banim, me shpalljen e tij Mbret i Shqipërisë. Pas Luftës së II Botërore kjo ndërtesë ka qenë përkohësisht Rezidenca e Këshillit të Ministrave. Ndërsa më pas rreth vitit 1956 u kthye në Qendër Kulturore të Fëmijëve, ku për nevoja të qendrës ajo u zgjerua me një ndërtim të ri në anën lindore të saj.

Rezidenca ka një dizajn arkitekturor kompleks, me një bukuri të rrallë. Mozaikët dhe dyshemetë origjinale janë të stilit italian dhe janë mirëmbajtur me kujdes të veçantë. Në vitin 2006 rezidenca iu rikthye si pronë Familjes Mbretërore.

Book your vacations

Adresa

Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose