Muze

Piramida, Tiranë

Vlerësime 0

Piramida ndodhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një nga pikat më nevralgjike të qytetit të Tiranës. Piramida u ndërtua në vitet 1986 - 1988, duke shërbyer si një muze i trashëgimisë së diktatorit E.Hoxha deri në vitin 1991. Kjo strukturë u projektua si krahë shqiponje, simbol i vetë kombit, por i dukshëm si i tillë vetëm nga lart. Ndërsa nga këndvështrimi i kalimtarit ngjason me një piramidë. Piramida pas vitit 1991 u shndërrua në Qendër Kulturore Ndërkombëtare, ku u mbajtën shumë ekspozita, konferenca  si dhe panaire kombëtare dhe ndërkombëtare.
Piramida është një simbol i periudhës së tranzicionit. Fillimisht shërbeu si muzeu i një diktatori, më vonë u kthye në një hapësirë për aktivitete të lira dhe tani është futur në rrugën e zhvillimit ekonomik e shoqëror. 
Ajo është kthyer në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore.  Ndërsa sot është shndërruar në qendrën më të madhe teknologjike të rajonit për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore. 

Book your vacations

Adresa

8RFC+7J, Tirana 1001, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose