Pallati i Kongreseve ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në Tiranë. Pallati u projektua në fillim të viteve 80, ndërsa punimet për ndërtimin e tij zgjatën katër vite 1982-1986. Konstruksioni i ndërtesës është frymëzuar nga ndërtesa tradicionale e Gjirokastrës, Beratit dhe kulla e veriut të Shqipërisë. Pallati i Kongreseve është me gjatësi 70 me dhe me lartësi 18-23 m. Kapaciteti i sallës kryesore ka një kapacitet prej 2100 vendesh.
Pallati përbëhet edhe nga tre salla më të vogla, të dizenjuara si ambiente: për takime pune, mbledhje, forume apo ngjarje të tjera si këto. Në Pallatin e Kongreseve zhvillohen festivale, konferenca, panaire tregtare, ceremoni, koncerte dhe ngjarje të tjera.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar