Galeria Kombëtare e Arteve ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në Tiranë. Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1954 dhe u transferua në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në vitin 1974.
Galeria është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit "Arkitekturë", i miratuar në mars të vitit 2007. Sipërfaqja e ekspozimit është rreth 5300 m². Në galeri gjenden disa salla ekspozimi: si ajo e Artit të Rilindjes, e Artit Bizantin, salla e Grafikës dhe ajo e punimeve të bëra pas viteve 50. Në Galerinë e Arteve ruhen rreth 4100 vepra arti të autorëve shqiptare dhe të huaj, të cilat përfshijnë një periudhë kohore që fillon që nga shek.XIII. Gjithashtu gjendet edhe busti i Skënderbeut, i punuar në vitin 1908 nga Murat Toptani.
Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndësishëm i arteve pamore. Këtu ekspozohen vepra nga fondi kombëtar, të ndara këto sipas periudhave historike. Disa nga ekspozitat më të rëndësishme që organizohen janë: Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë Artistike Marubi, Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore Onufri, Bienalja e Tiranës. Gjithashtu, në Galerinë Kombëtare të Arteve bëhet promovimi i artistëve dhe i grupeve të ndryshme artistike nga vendi dhe bota.