Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” është hapur për publikun më 23 Maj të vitit 2017. Ky muze është më i riu dhe më i veçanti në Shqipëri që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Kjo ndërtesë e ndodhur në qendër të Tiranës strehoi për pak kohë Gestapon, gjatë pushtimit të vendit nga Italia Fashiste në Luftën e Dytë Botërore dhe ka qenë selia qendrore e përgjimeve të shërbimit sekret, nga viti 1944-1991.
Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe Shtëpia me Gjethe për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një mister.
Përgjime, kontrolle, spiunime... Që kanë sjellë arrestime, internime, tortura, dënime të rënda për shumë e shumë njerëz të pafajshëm… Atyre u kushtohet ky muze…
E konceptuar në 9 seksione, Shtëpia me Gjethe përbëhet nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë. Disa nga dhomat më interesante të këtij muzeu janë:
- Dhoma e hetuesisë, ku janë të paraqitura praktikat e torturave si dhe shumë forma të terrorit ndaj personave.
- Dhoma e teknikes operative ku janë të ekspozuara pajisje origjinale të përdorura nga Sigurimi për përgjime dhe përndjekje të personeve.
- Dhoma e Çimkës ku është ekspozuar një nga simbolet e përgjimeve të asaj kohe.
- Dhoma e dosjeve të bashkëpunetorëve ku janë ekspozuar dosje të deklasifikuara të bashkëpunëtorve të Sigurimit.
- Dhoma me emrat e shumë të arrestuarëve dhe të ekzekutuarëve, etj.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar