Monumenti i Pavarësisë ndodhet në Parkun “Rinia”, një nga parqet më të frekuentuara në qendër të Tiranës. Ky monument është ngritur në nëntor të vitit 2012, për të shënuar 100 vjetorin e deklarimit të pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Otomane, më 28 nëntor 1912 .
Monumenti përbëhet nga një strukturë çeliku me lartësi rreth 8 m. Ai duket si një shtëpi e prerë në akset e saj dhe e ndarë në dy pjesë, që mbart simbole kombëtare duke përfshirë shqiponjën dykrenore dhe deklaratën e pavarësisë të gdhendur në brendësi të tij. Monumentin e Pavarësisë e kanë projektuar arkitekti kosovar Visar Obrija dhe arkitekti gjerman Kai Roman Kikla, të cilët janë frymëzuar nga arkitektura tradicionale shqiptare.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Rruga Myslym Shyri, Tiranë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar