Muze

Kullat e Dervish Aliut, Vlorë

Vlerësime 0

Kulla e Dervish Aliut ndodhet në qendër të Dukatit, në Vlorë. Kjo kullë mori statusin monument kulture, në vitin 1979. Tipologjia e saj është banesë e fortifikuar, e shek.XVIII. Kompleksi ndërtimor i Dervish Aliut, mbart vlera historike. Ai njihet si organizator i revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri, gjatë viteve 1847-1848.

Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtra të ardhur nga Janina. Ajo përfaqëson banesë të tipit kullë, me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi përmendim kullën e vrojtimit, kullën mbrojtëse, divani me kollona guri e harqe, shtëpinë e bukës, odën e miqve, e banesa të tjera ndihmëse. Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frëngji, nga ku kontrollohet i gjithë territori përreth. Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellë të vogël, e të fortifikuar.

Book your vacations

Adresa

Dukat, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose