Muze

Muzeu Kadare - Shtëpia Studio e Shkrimtarit Ismail Kadare

Vlerësime 0

Shtëpia Studio Kadare ndodhet në katin e tretë të një pallati në Rr.e Dibrës. Shtëpia është shpallur Monument Kulture në vitin 2015 Kjo shtepi u projektua nga arkitekti M.Velo në vitin 1972.

Shkrimtari I.Kadare ka jetuar në këtë apartament në vitet 1974 - 1989. Ndërtesa ose siç quhej në atë kohë “pallati me kuba” ishte pjesë e arketekturës ndryshe për kohën dhe për këtë arsye u vu në qendër të akuzave dhe regjimit komunist. Kjo ndërtesë u quajt moderniste dhe kubiste ndërsa projektuesi i saj u burgos me 10 vite.

Është një vend ku mund të krijohet një ide e punës së Kadaresë. Këtu hasim punën e shkrimtarit, njohim pasojat e saj të pafundme në kohë, në letërsi dhe te lexuesit e tij. Brenda apartamentit gjenden dokumente origjinale si: objekte, libra, mobilje. Gjithashtu merret njohuri për veprën e shkrimtarit, ku përfshihet edhe një kënd leximi.

Roli kryesor i muzeut kushtuar Kadaresë është edukimi. Ai ka si qëllim të tërheqë një audiencë gjithëpërfshirëse dhe t’u paraqesë vizitorëve vendas dhe të huaj vlerat e veprave të Kadaresë dhe punën e jashtëzakonshme që ai ka arritur gjatë jetës së tij. Shtëpia Studio Kadare do të vazhdojë të përcjellë te vizitorët mendimin letrar, duke treguar si ndryshon puna e shkrimtarit në takimin e tij me lexuesit në kohë dhe vendndodhje të ndyshme.

Book your vacations

Adresa

8RJC+422, Rruga e Dibrës 25, Tirana, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose