Ish Prefektura ndodhet afër qendrës së qytetit, përballë xhamisë së Muradies. Është një monument i trashëgimisë kulturore në Vlorë, i llojit “Arkitekturë”, i miratuar në nëntor të vitit 2006.
Godina e ish-prefekturës së Vlorës është ndërtuar rreth 93 vite më parë. Sipas specialistëve kjo godinë dallohet për vlerat të spikatura arkitektonike e ndërtimore. Arkitektura e ndërtesës së ish Prefekturës është përfaqësuese e arkitekturës me prirje eklektike dhe neoklasike. Ndërtesa të kësaj periudhe me elemente të ngjashëm arkitektonik në qytetin e Vlorës janë ndërtesat e bashkisë dhe Muzeut të Luftës. Teknika e ndërtimit të kësaj godinë në raport me ndërtimet e mëparshme, pati jo vetëm një rritje cilësore, për sa i përket teknologjisë, por dhe një pasurim të strukturave konstruktive. Karakteristikë e kësaj periudhe është suvatimi i jashtëm i ndërtesës, përdorimi i brezave antisizmik, përdorimi i tjegullave marselieze, përdorimi i muraturës tërësisht me tulla, si i mureve mbajtëse ashtu dhe i mureve ndarëse. Çatia është me konstruksion druri, mbuluar me tjegulla marsejeze. Deri në vitin 1944 godina ka shërbyer si administratë lokale, ndërsa pas viteve 50’ si banese banimi kolektive.
Prefektura e Vlorës kishte në krye të saj Osman Haxhiun, i lindur në vitin 1885 nga Armeni i Vlorës. Mësimet e para i mori në mejtepin e qytetit të Vlorës dhe më tej shkollohet në Stamboll në "Robert Kollege".
Kjo ndërtesë përfaqëson një xhevahir të arkitekturës, në sheshin kryesor të Vlorës historike.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Rruga Sulejman Delvina Vlorë AL, Vlorë 9401, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar