Memoriali Vëllezërit Frashëri ndodhet në Parkun e Madh të Tiranës tek Liqeni Artificial. Memoriali nderon tre Rilindësit e shquar Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri. Vëllezërit Frashëri, përbëjnë trinomin e veçantë të historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare. Kontributi që këta tre figura i kanë dhënë kombit e Atdheut pa dyshim që është kontributi më i çmuar dhe më i rëndësishëm i kohës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në fund të shek.XIX. Abdyli ishte udhëheqësi i Lidhjes së Prizrenit, Samiu ishte propagandues i zjarrtë për një Republikë Shqiptare të pavarur kurse Naimi ishte i pari poet i madh i gjuhës shqipe. Memoriali është përuruar në vitin 1978 dhe shoqërohet me një grup skulpturor me portretet e tre vëllezërve, realizuar nga Odise Paskali me bashkautor Thoma Thomain.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
8RF9+9H5, Unaza, Tiranë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar