Muze

Ish-Kinostudio Shqipëria e Re

Vlerësime 0

Ish-Kinostudio Shqipëria e Re është kompleks neoklasik, i projektuar nga një grup arkitektësh sovjetikë. Kompleksi u ndërtua nga specialistët shqiptarë në vitet 1950-1952. Dikur ka qenë ndërtesa e Studios Kombëtare Shqiptare të Filmit e njohur si Kinostudio “Shqipëria e Re” si dhe e Arkivave Kombëtare të Filmit. Sot këtu ndodhen: Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës. Filmi i parë artistik Skënderbeu i prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re më 1953, ka qenë një bashkëprodhim me Bashkimin Sovjetik të atëhershëm. Filmi, ku luajnë edhe aktorë shqiptarë, ka fituar çmimin ndërkombëtar në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1954. Kinostudio “Shqipëria e Re” ka prodhuar dhe shpërndarë shumë filma shqiptarë. Më intensive ka qenë veçanërisht periudha e viteve 1970 - 1980 kur prodhoheshin 13-14 filma në vit.

Book your vacations

Adresa

ABC News, Rruga Aleksandër Moisiu, Kinostudio

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose