Muze

Farka, Tiranë

Vlerësime 0

Farka ndodhet 7 km në juglindje të kryeqytetit të Tiranës, përgjatë rrugës nacionale Tiranë- Elbasan. Farka kufizohet në lindje me Dajtin, në jug me Petrelën dhe në perëndim me Vaqarrin.

Farka dëshmohet si vendbanim që nga fundi i periudhës së hekurit. Midis dy përrenjve pranë Farkës ka kaluar rruga kryesore me emrin “Vram”, e cila ka qenë degëzim i rrugës Egnatia. Popullata e kësaj treve i përkiste ilirëve dhe më vonë u fut në përbërje të federatës së Taulantëve. Banorët e saj kanë qenë mjeshtër të punimit të hekurit, farkëtarë nga ku e ka prejardhjen emri i fshatit. Në vitin 1969 në Farkë u ngrit Reparti Ushtarak i Helikopterëve

Burimet kryesore ekonomike të zonës janë: prodhimi  rrushit, i pemëve, i ullinjve dhe i rritjes së bagëtisë. Në Farkë gjendet edhe një punishte poçerie, për të cilën ka tradita në punimin e enëve prej balte. Edhe sot kanë mbetur emrat e vendeve të trashëguara që në atë kohë si: Lama e Tabakëve për lëkurë regjësit, shpella e hudhrës së Lazit për poçerinë etj. Në Farkë 90% të shtëpive janë ndërtuar të reja. Farka mbetet për tu vizituar për rezervuarët, për relievin kodrinor të cilët krijojnë një panoramë atraktive duke rritur interesin e turistëve vendas dhe të huaj për not, çiklizëm etj.

Book your vacations

Adresa

Farkë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose