Muze

Varrezat e Ushtarëve Gjermanë

Vlerësime 0

Varrezat e ushtarëve gjermanë ndodhen në Parkun e Madh të Liqenit, në një kënd të Ansamblit Memorial, Tiranë. Këto varreza përkujtojnë ushtarët gjermanë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Në qendër të varrezave me një madhësi prej 150 m2, ngrihet një monument graniti, rreth të cilin ndodhen tetë kolona guri ku janë gdhendur emrat e ushtarëve gjermanë të rënë në Shqipëri. Këtu janë varrosur rreth 60 ushtarë gjermanë të Luftës së Dytë Botërore. Nga 2400 ushtarët gjermanë të rënë ose të humbur në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore rreth 1800 njihen me emër. Toka ku janë vendosur varrezat e ushtarëve gjermanë është vënë në dispozicion pa pagesë nga qeveria shqiptare. Varrezat janë vendosur pranë atyre të ushtarëve britanikë dhe monumentit të ngritur për nder të disa figurave të shquara shqiptare.

Book your vacations

Adresa

Rruga Alessandro Leogrande, Njësia Bashkiake Nr. 2, Tirana

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose