Muze

Ansambli i Rrugës

Vlerësime 0

Ansambli i Rrugës "Justin Godar" është një monument i trashëgimisë kulturore në Vlorë. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në korrik të vitit 1980. Tipologjia e saj është vendbanime, ndërtim i shek.XIX. Rruga Muze është padyshim qendra historike e Vlorës, copëza më e dashur e historisë së këtij qyteti. Godinat janë të projektuara me nje arkitekturë klasike Italiane ku qyteti mbart një pjesë të vet identitare. Por cilët janë gurët e mozaikut të Vlorës, në zemër të tij.

Rruga Muze nga viti 1912-1921 emërtohej rruga “Liria”. Ky emër ka marrë shkas nga mbërritja në këtë rrugë e delegatëve të Pavarësisë. Në vitin 1921 u emërtua rruga “Justin Godard”, për nder të politikanit francez me të njëjtin emër, i cili ka qenë një mik i shqiptarëve.

  • Çdo godinë në të dyja anët e rrugës Muze ka historinë e saj, ku përmenden:                                         
  • Godinën e Sharrajve që binte në sy për madhështinë dhe ngjarjet interesante që e karakterizojnë, e ndërtuar nga fisi i Sharrajve në vitin 1880. Në fasadën e saj u montua një orë diellore, që në atë kohë, ishte ora e vetme e Vlorës. Vlerat më të mëdha kjo shtëpi i merr në vitin 1912, kur u ngrit Flamuri në Vlorë.
  • Në hyrje të rrugës Muze, është edhe sot e kësaj dite një godinë njëkatëshe, e cila ka qenë libraria e parë e Vlorës, e hapur në vitin 1936 nga një grup njerëzish të kulturuar.
  • Rreth viteve 20-30-të, ishte edhe godina e hotel “Europa”, e cila më vonë rreth viteve ’60-të përfundoi si biblioteka e rinisë.
  • Një godinë që bie në sy në këtë rrugë, ka qenë edhe shtëpia e Bezhanëve, ku ka qenë e vendosur dhe “Banka Bezhani”.                                                                         
  • Godina që sot vlonjatet e njohin me emrin “Godina Bombej” në vitet ’20-të, u ndërtua hotel tepër luksoz për kohën. Ka qenë pronë e Xhemil Bej Vlora dhe quhej hotel “New York”.
  • Një godinë tjetër e madhe pronë e Mit Stratit, rreth viteve ’20,’40-të kanë banuar shumë personalitete të fushave të ndryshme.                                                                   
  • Ngjitur me godinën e mësipërme, ka qenë edhe shtëpia e Aliko Çelës.
  • Gjithashtu në një godinë dykatëshe që ekziston edhe në ditët e sotme, ka banuar mjeku kirurg Italian Spinelli, në vitet ’40-të.                                                                       
  • Në rrugën muze është edhe shtëpia e avokatit Avdul Kuçit. Ai u caktua nga Mbrojtja Kombëtare, kryetar i Gjykatës Speciale, gjykatë që dënoi të gjithë bashkëpunëtorët me Italinë.
  • Godina të cilët kanë jetuar si të internuar pas viteve 1944, sipërmarrësit italianë që ndërtuan godinat më të bukura të Vlorës të viteve ’20-’40-të, Manai me të birin, inxhinierin e talentuar Ugo Manai, ku dhe sot e kësaj dite të bie në sy zyrat e kësaj shoqerie italiane TEMVA. Këta ndërtues ndërtuan edhe disa nga ndërrmarjet në Vlorë në vitet ‘30-’40-të.
  • Po në rrugën Muze është edhe një godinë dy katëshe me dritare nga rruga, në të cilën ka banuar Marigo Posio, qëndistarja e Flamurit Kombëtar.                                                                      
Book your vacations

Adresa

Rruga Justin Godar, Vlorë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose