Muze

Radio Televizioni Shqiptar, Tiranë

Vlerësime 0

Radio Televizioni Shqiptar është një institucion mediatik publik që përfshin Radio Tiranën. RTSH-ja u krijua në vitin 1938 dhe u hap me një mesazh nga Mbretëresha Geraldinë, të televizionit satelitor dhe Televizionit Shqiptar.

•Në prill të vitit 1960 filloi nga puna qendra eksperimentale e Televizionit Shqiptar. Fillimi i transmetimeve shënon jo vetëm lindjen e Televizionit Publik por edhe fillesat e tregut televiziv shqiptar.                                                                                                                     

•Në ditën kur startoi transmetimi, guri i parë i themelit ishte: një film për fëmijë, një dokumentar, një koncert, një film, nga një dhuratë për të gjithë brezat. Gjithçka filloi në një banesë të thjeshtë, nga ku përshëndeti imazhi i parë i ekranit, Stoli Beli. Programi fillimisht ishte i thjeshtë, i shoqëruar me pamundësinë për t’u regjistruar.                                   

•Në vitin 1963 u transmetua edicioni parë i lajmeve, ndërsa në vitin 1965 kamera e vetme e TVSh u zhvendos në stadium për të transmetuar një ndeshje futbolli.

•Katër milion metra film ndodhen në arkivin e televizionit shqiptar që nga kronikat deri te dokumentarët, nga koncertet e deri te filmat artistikë.                                                    

•Mjediset teknike përbëheshin nga aparaturat e studiove të zërit, telekinematë, laboratori i filmit dhe stacioni i transmetimit në malin e Dajtit. Ishin ndërtuar tri studio: një për koncerte, dy për biseda, ajo e lajmeve, si dhe një studio lëvizëse.                                                  

•Pas viteve 1980 filluan të blihen aparatura të reja, për të kaluar në transmetimin me ngjyra. Fillimisht u përgatit studio e lajmeve, u morën kamera për xhirime në terren, si dhe pajisje për dhomat e montazhit.                                                                                                   

•Që nga viti 1993 RTSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nëpërmjet satelitit.

Transmetimi sot, me kullat e metalta që arrijnë deri në 70 m, në malin e Dajtit, Qafë Shtambë, Tarabosh të Shkodrës, Midë të Pukës, Qafë Prushi në Kukës, Gllavë, Sopot, Mile, Zvërnec, Llogora etj. Ato përcjellin transmetimin televiziv në gjithë vendin si dhe jashtë kufijve politikë, në Rrafshin e Dukagjinit, në perëndim të Maqedonisë, në lindje të Malit të zi, dhe në Korfuz e Igumenicë të Greqisë.

Book your vacations

Adresa

Rruga Ismail Qemali nr 11, Tirana, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose